Dashuria nuk njeh kombesi, 14 Vip-at shqiptar qe u martuan me te huaj

Thuhet dashuria nuk njeh ngjyrë, moshë dhe as kombësi dhe histori të ndryshme dashurie e kanë vërtetuar më së miri këtë thënie.

Të shumtë kanë qenë njerëzit e thjeshtë por edhe personazhe publik të cilët kanë ndjekur zemrën dhe janë dashuruar me shtetas të huaj.

Ja 14 personazhet e famshëm shqiptar që janë martuar me të huaj.

Adelina Tahiri – Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u përpoq ta mbante historinë e saj të dashurisë me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, larg vëmendjes së publikut për muaj me radhë.

Megjithatë kur lidhja e tyre po merrte hapa serioz, këngëtarja e njohur e ndau lajmin e martesës me të gjithë fansat.

Krahas pakënaqësive që i kanë shprehur Adelinës se ka zgjedhur një partner me një diferencë të madhe në moshë (Markov është 52 vjeç), këngëtarja u përball me shumë reagime dhe ofendime lidhur me prejardhjen maqedonase të Sejozas.

Mirëpo, ata prej më shumë se një viti po shijojnë martesën e tyre dhe madje janë bërë dhe prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Jon.

Lorik Cana – Lorik Cana ka qenë një ndër meshkujt më të pëlqyer për gjininë femërore dhe prej vitesh në media ai u përfol për lidhjet e shumta me vajzat e njohura të showbizit, shkruan Xing.al.

Megjithatë, prej kohësh tashmë ai është i martuar me arkitekten italiane Monica me të cilën ka edhe një djalë që quhet Bojken.

Çifti jetojnë në Tiranë dhe e kanë treguar gjithmonë dashurin që kanë për njëri-tjetrin.

Klejdi Kadiu – Një vit më parë, balerini i njohur Kledi Kadiu kurorëzoi dashurin e tij disa vjeçare me francezen, Charlotte Lazzari, në Romë.

Çifti prej vitesh janë bashkë dhe gjithashtu janë prindër të një vajze që quhet Lea. Ashtu si Kledi dhe bashkëshortja e tij është me profesion balerinë.

Dasara Karaiskaj – Po ashtu edhe moderatorja e njohur Dasara Karaiskaj është martuar me partnerin e saj Damiano i cili është me origjinë italiane.

Dasara dhe Damiano janë prindër të një vajze dhe siç dihet prej kohësh jetojnë në Tiranë.

Ilir Shaqiri – Balerini i famshëm shqiptar që është shumë i njohur në Itali, Ilir Shaqiri, po ashtu është martuar me aktoren italiane, Emanuela, e cila është mjaft e famshme dhe e suksesshme në Itali.

Çifti janë prej vitesh bashkë dhe gjithashtu janë prindër të një vajze që quhet Emily e cila po ecën nën hapat e prindërve dhe po bëhet shumë e njohur jo vetëm në balet por edhe në aktrim.

Afërdita Dreshaj – Pas ndarjes së bujshme nga Shpat Kasapi, këngëtarja Afërdita Dreshaj u zhvendos përfundimisht në Amerikë ku dhe vazhdoi karrierën si modele.

Bukuroshja shqiptare atje njohu sportistin e njohur çek Jakub Kindl.

Ajo rrëfeu pak kohë më parë se me Jakub janë njohur në një restorant sushi. Jakub pasi pa Aferditën atë mbrëmje bëri gjithçka që të gjente numrin e saj.

Ata vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe tashmë jetojnë në Miçigan.

Lindita Halimi – Këngëtarja e njohur Linda Halimi ndërkohë që ishte në kulmin e karrierës së saj ra në dashuri me menaxherin dhe reperin Big D me të cilin më vonë dhe u martua.

Linda dhe Big D prej vitesh jetojnë në Amerikë dhe vetëm pak muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze që quhet Kaimana.

Emina Çunmulaj – Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj gjithashtu vite më parë i dha fund beqarisë dhe u martua me miliarderin iranian, Sam Nazarian.

Siç rrëfeu Emina e ftuar pak muaj më parë në ‘Xing me Ermalin’ me Sam ishin njohur në një restorant ndërsa një mik i përbashkët i prezantoi.

“Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç.

Ajo më tha hajde ta prezantoj një djalë, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra.

U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek.

“I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi radha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti.

Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrembërova fytyrën.

Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djathë’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë.

Pastaj pjesa tjetër është histori.”, rrëfeu modelja e cila sot është nënë e dy vajzave dhe jeton në Los Angeles së bashku me Sam.

Hueyda el Saied – Gjithashtu, Hueyda el Saied vite më parë u martua me francezin, Michael Tamisier, me të cilin ka edhe një djalë që quhet Gabriel.

Megjithatë ajo i dha fund martesës së saj me të pasi siç rrëfeu në media ai e kishte tradhtuar.

Muaj pas ndarjes, Hueyda bëri publike lidhjen me Tier i cili gjithashtu është me origjinë nga Franca.

Anxhela Martini – Modelja shqiptare Anxhela Martini i dha fund beqarisë një vit më parë dhe kurorëzoi lidhjen e saj me milionerin rumun, Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas.

Modelja u martua në fshehtësi të plotë dhe lajmin e dasmës e dha një ditë më pas nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram.

Almeda Abazi – Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi, vite pasi u largua në Turqi për të ndjekur karrierën e saj, u njoh me aktorin e famshëm turk, Tolgahan, me të cilin më pas edhe u fejua.

Siç ka treguar Almeda me aktorin janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët.

“Kishim miq të përbashkët dhe merrnim pjesë në evente të ndryshme, kështu jemi njohur.

Për Almedën, e dija që nuk ishte në asnjë lidhje, pasi e di që kishte një garë se kush do të fitojë zemrën e Almedës, thashë edhe unë jam në këtë garë dhe jam shumë i lumtur që kam pranë vetes një vajzë si Almeda të cilën e dua shumë”, ka treguar Tolgahan në një intervistë.

Më pas ata u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve dhe sot janë prindër të një djali që e quajnë Efehan.

Anjeza Shahini – Pak vite më parë në media u përfol se këngëtarja Anjeza Shahini ishte në një lidhje me diplomatin anglez, Paul Edward Conolly.

Ndonëse ky lajm bëri bujë, Anjeza për një kohë të gjatë e mbajti lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut.

Ata ishin njohur në Tiranë ku dhe Pol kryente detyrën e tij, por pas largimit të tij në Angli çifti e mbajti lidhjen në distancë.

Tashmë prej vitesh ata janë të martuar dhe jetojnë në Londër së bashku me vajzën e tyre.

Alida Duka – këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Duka, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dhe se shumë shpejt do të martohej në një ceremoni në Monaco.

Alida zbuloi që është e dashuruar me një menaxher të pasur nga Franca që në media u cilësua si një bos pasi i kishte blerë këngëtares një orë me 10 gur diamanti.

“Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën.

Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm.

Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm.

Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.”, ka treguar Alida.

Kamela Islamaj – Edhe këngëtarja e njohur, Kamela prej vitesh tashmë është e lidhur dhe e dashuruar me DJ dhe grafik dizajnerin e njohur italian, Vincenzo Giannattasio, me të cilin gjithashtu edhe bashkëjeton.

Pak kohë më parë u përfolën se janë fejuar, mirëpo një gjë të tillë këngëtarja ende se ka pranuar./Xing.al