Degjenerim total! Roza Lati dhe Baby G përgatisin cigare marijuane në emision (VIDEO)

Roza Lati prej kohësh moderon emisionin ‘Why Not?’ dhe publikon video dhe foto nga puntatat e saj në rrjete sociale. E ftuara e radhës ka qenë këngëtarja Kordana Kingji e njohur në emrin artistik si Baby G e cila e nisur karrierën e saj prej tre vitesh, por një ndjekëse nuk e ka mirëpritur këtë puntatë dhe ka kritikuar se emisioni nuk përcjell edukatë.

Roza Lati ka ndarë një episod në të cilin ka përgatitur cigare marijuane bashkë me këngëtaren live në emision.

“E patë këtë Why Not me Baby G ??? Meqë te kenga e saj “its me” në fund të klipit i japin një rizel…. tham pse jo mos ta bëjmë këtë gjë dhe në studio!”-shkruan Roza Lati bashkëngjitur videos së postuar.