Deklarata për korrigjim kufijsh dhe heshtja e Ali Ahmetit

Artin Spahiu

Deklarata e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh dhe jo siç duan ta transmetojnë disa, shkëmbim territoresh; heshtja e kryeministrit shqiptar Edi Rama; mos komentimi fare nga lideri i shqiptarëve në Maqedoni dhe njërit nga politikanët shqiptar më me autoritet në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, Ali Ahmetit; si dhe situata shumë delikate në Maqedoni nëse evetualisht nuk do të kalonte referendumi, nuk po më duken rastësi,por besoj se janë punë pak më të thella! Politikanët që i kanë dhënë çdoherë “kosës” pamaturisht në situata të rëndësishme kombëtare dhe kanë quajtur UÇK-në terroriste, kanë quajtur UÇK-në “qen të keq që ta sjell ujkun në turishtë”, kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë…, edhe tani mund t’i japin “kosës” si pasojë e naivivetit, paditurisë dhe kompleksit të inferioritetit,por ka edhe nga ata qe i japin “kosës” si “ushtarë” të fuqive të huaja antishqiptare.
Prandaj kujdes!!!

Komentet

komentet