Deklaratat e Pendarovskit për Kosovën nervozon Daçiqin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka reaguar pas deklaratave të presidentit të sapo zgjedhur të Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski se Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të orientimit të strategjik dhe për shkak se një vendim i tillë ishte edhe kërkesë e komunitetit shqiptarë atje.

Sipas Daçiq Maqedonia Veriore nuk e ka njohur Kosovën hatri i shqiptarëve por vetëm që të afrohet me shtetet perëndimore shkruan B92.

“Nuk ka asnjë argument që ata e kanë njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve pasi që si mund ta kishte njohur Mali i Zi Kosovën kur serbët janë komuniteti i dytë më i madh për nga numri ku është parimi?” është shprehur kreu i diplomacisë serbe.

Sipas tij të gjitha vendet e Ballkanit që e kanë njohur Kosovën një vendim të tillë e kanë marrë vetëm që të afrohen me Perëndimin.

Daçiq thotë se vendimi i Maqedonisë për të njohur Kosovën nuk ishte një vendim i mirë pasi që Serbia edhe përku.ndër raporteve të ndryshme me Greqinë asnjëherë nuk e ka tërhequr njohjen.

“Doli se kemi gabuar sepse tani Maqedonia quhet Maqedoni Veriore po të kishim pasur të drejtë do të mbetej Republika e Maqedonisë” ka thënë Daçiq.

E presidenti i porsa zgjedhur i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij karshi Kosovës nuk ka ndonjë ndikim negativ në raportet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ndërkohë ka paralajmëruar një takim të shpejtë me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

“Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne e kemi bërë këtë në përputhje me orientimin strategjik duke pasur parasysh qëndrimin e komunitetit shqiptarë që është i dyti për nga madhësia në vendin tonë” ka thënë Pendarovski në një intervistë për të përditshmen beogradase ‘Politika’.