Del VIDEO/ Dietologia Blerina Bombaj: Shikoni si ky person vjedh portofolin “me mirësjellje”

Personi që shihni në këtë video u largua të martën nga klinika e dietologes Blerina Bombaj me 20 mijë lekë të reja më shumë. Paratë i vodhi nga çanta e një punonjëseje të klinikës. Bashkë me to, ai mori edhe mjetet e identifikimit që ndodheshin në portofol.

Ka qenë vetë dietologia që e ka bërë publik këtë rast në rrjetet sociale. Në një postim, ajo tregon se autori, pasi mori portofolin zbriti shkallët dhe u përshëndet me punonjësen plot mirësjellje.

“Dhe pasi vodhi portofolin e Valmirës, zbriti shkallët dhe u përshëndet me të plot miresjellje! Ju lutem shpërndajeni”, shkruan dietologia.

Bombaj kërkon ndihmë për identifikimin e autorit, ndërsa sqaron se pamjet e kapura nga kamerat e klinikës janë dërguar në polici, ku është depozituar denoncimi për personin në fjalë.

Loading...