Del VIDEO/ Një i panjohur puth gazetaren e DW duke raportuar LIVE

Raportimi i fundit i lajmeve direkt nga Rusia nuk ka shkuar mirë për gazetaren kolumbiane Julieth Gonzalez Theran e cila punon për kanalin gjerman “Deutsche Welle”.

Teksa ajo fliste LIVE nga qyteti i rus i Saransk një i panjohur është afruar befasisht dhe e ka puthur në faqe. Pavarësisht këtij incidenti bën përshtypje që gazetarja nuk e ndal raportimin LIVE, duke çuar deri në fund detyrën e saj.

Gjithsesi më pas ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Isha aty për dy orë duke u përgatitur dhe asgjë nuk më ndodhi. Por sapo hymë LIVE ky i panjohur veproi. Ai erdhi tek unë, më preku gjoksin dhe më puthi. Më duhet të vazhdoja raportimin dhe më pas vështrova nëse ishte akoma aty, por ai kishte ikur” – tha ajo.

Më tej kolumbiania u shpreh e indinjuar duke deklaruar se nuk e meriton këtë trajtim pasi gazetaret sportive janë po aq profesionale dhe të përgatitura.