Demarkacioni votohet nesër, LDK pro e VV kundër ratifikimit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur edhe zyrtarisht që seanca për demarkacionin me Malin e Zi të mbahet nesër në orën 11:00.

Burimet e Indeksonline menjëherë pasi ka nisur mbledhja kanë thënë se seanca do të mbahet pikërisht në orën 11:00 dhe ashtu u vendos në fund të mbledhjes.

Në këtë mbledhje kanë munguar vetëm përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët sipas burimeve të Indeksonline ndodhen në Serbi.

Tani ka një unifikim mes subjekteve shqiptare në parlament, më përjashtim të VV-së për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit dhe për t’i hapur rrugë procesit të liberalizimit të vizave./Indeksonline/

Loading...