Departamenti Shtetëror i ShBA-ve: Maqedonia jep shembull të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Siç raportojnë nga AIM Departamenti Shtetëror i ShBA-ve shprehi falenderime ndaj Maqedonisë për shkak të përgjegjësisë të treguar ndaj shtetasve të saj të cilët ishin kapur në Siri nga Forcat Demokratike Siriane, ndërsa kanë luftuar në anën e Shtetit Islamik.

“Maqedonia jep shembull të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare që duhet duhet ta ndjekin të gjithë anëtarët e koalicionit për shkatërrimin e Shtetit Islamik”, tha zëdhënësi i Departamentit Shtetëror të ShBA-ve për AIM.

Ai shtoi se sipas rezolutave të Këshillit për Siguri të KB luftëtarët e huaj janë sfidë e përbashkët e cila kërkon përgjegjësi kolektive nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kritike është që të ketë bashkëpunim ndërkombëtar për menaxhimin e kanosjeve nga terroristët e huaj të kapur nga Forcat Demokratike Siriane. Përgjegjësia për ata persona që kanë shkuar në Siri dhe janë bashkëngjitur Shtetit Islamik është kritike në menaxhimin e kësaj kanosjeve”, thanë nga Departamenti Shtetëror i ShBA-ve.

ShBA-të ju bëjnë tirrje vendeve që të tregojnë përgjegjësi për shtetasit e tyre që janë bërë terrorist, ndërsa mbahen nga Forcat Demokratike Siriane.

MPB-ja mbrëmë kumtoi se ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë nën dyshimin se si luftëtar të huaj terrorist në mënyrë aktive kanë marr pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak. Ata janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS-it dhe Forcat Demokratike Sirinae.