Deputeti Ejup Alimi reagon për filmin Maqedon që ofendon UÇK-në

Ne rrjetet sociale ka pase reagime te shumta lidhje me publikimin e disa pamjeme te nje filmi Maqedon e qe paraqet UÇK-në si kriminale.

Nje reagim i ashper ka ardhë edhe nga Deputeti i R.M Ejup Alimi i cili edhe vete ka qene pjestare i UÇK-së ne vitin 2001

i deputet i Parlamentit të Maqedonisë dhe si qytetar i këtij vendi, vlerësoj që është e patolerueshme dhe nënçmuese që institucionet e shtetit të lejojnë dhe financojnë një film të ashtuquajtur që nxit urrejtje dhe mosdurim midis qytetarëve të këtij vendi.

Mbështetja e filmit propagandistik dhe trushpërlarës “Përqeshja e Krishtit”, dhe ku Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe qytetarët shqiptar paraqiten si terrorizues, dhunues dhe torturues, tregon se akoma ka të tillë që Maqedoninë nuk e dëshirojnë të integruar në strukturat euroatlantike dhe pjesë të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, si deputet i partisë më të madhe shqiptare, kërkoj përgjegjësi duke filluar nga anëtarët e Komisionit në Agjencinë e Filmit dhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, pasi dikush e lejoi bërjen e filmit dhe më pas lejoi dhe nuk e pengoi e aq më pak pengoi publikimin e filmit propagandistik.

Pres që edhe kabinetin qeveritar të reagoj menjëherë nëpërmjet të tërheqjes së këtij “filmi” si dhe distancimit nga përmbajtja skandaloze e të njejtit.

Kerkoj urgjentisht qe Ministria e kultures dhe Agjencioni per film ta ndalojne çfaqjen dhe distribuimin e ketij « filmi » fyes e shpifes si ndaj popullit shqiptar ashtu edhe ndaj pastertise se luftes se drejt e te shenjte te UÇK-se.