Deputeti gjerman: Maqedonia Veriore do të anëtarësohet në BE në vitin 2029!

Deputet gjerman nga partia CDU i ka deklaruar Televizionit 21 se vendi i tij përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE por është pesimist se hapja e bisedimeve do të ndodhë gjatë këtij viti.

Sipas tij më reale është që të pritet kjo të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm ndërsa bisedimet për anëtarësim do të zgjasin 9 vite. Kështu Maqedonia e Veriut do të jetë e gatshme për anëtarësim në BE në vitin 2029 respektivisht 10 vite nga tani.