Deputeti i AAK-së tërheq vërejtjen: Pasi të hiqen vizat, askush mos të merr bajraktarizëm

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka deklaruar se rekomandimi për heqjen e vizave padyshim se do të jetë pozitiv.

Mirëpo, deputeti i partisë së Ramush Haradinajt ka thënë se askush mos të mundohet të marrë bajraktarizmin lidhur me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Rekomandimi pozitiv për vizat, është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndoshta është nder lajmet me te mira per disa vjetet e fundit. Sigurisht puna nuk është kryer dhe nuk është ngjarje për ta ngritur bajrakun, por është hapi i pare i rëndësishëm drejt realizimit te një te drejte për lëvizjen e lire te qytetareve te Kosovës.
Ky vend ka nevoje për lajme te mira dhe ne muajt qe vijnë do te ketë edhe te tjera lajme si ky!
MN