Deputetja Fatmire Kollçaku: Edukata sek*suale të futet në shkolla, nuk duhet të kemi tema tabu në shoqëri!

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku ka thënë se në shkolla duhet të futet lënda e edukimit sek*sual në mënyrë që të evitohen raste si ai i Drenasit.

Kollçaku në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se rasti i vajzës në Drenas është një formë e sklla*vërimit sek*sual.

“Këto vik*tima në fillim duhet ta kenë mbrojtjen e shoqërisë. Ne si shoqëri duhet të kalojmë nga fjalët në vepra” tha ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se rasti i Drenasit duhet të shërbejë për fillimin e një debati të hapur në shoqëri dhe të mos ketë më tema ta*bu.

“Ta zbatojmë legjislacionin aktual por edhe të plotësojmë legjislacionin duke filluar nga shkolla ku fatkeqësisht filloi abu*zimi i së mit*urës. Të fillojmë me edukatë sek*suale dhe edukatë ligjore në shkolla që fëmijët të mësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre… Të mos ketë më tabu-tema” tha ajo.

Kollçaku ka thënë se qendrat sociale që merren me problemet e ndjeshme nuk përkrahen nga institucionet shtetërore.

“Të gjithë ministrat madje edhe zëvendësministrat kanë vetura dhe shkojnë me to në deti ndërsa këto qendra sociale nuk kanë vetura e as fonde” tha Kollçaku.