Dëshmitari: Kire Gjorgievski e goditi me shqelm në kokë Selën pasi e shpëtuam

dëshmitari Antonio Koçkov vazhdoi të rrëfejë versionin e tij të 27 prillit në Kuvend. Ai tha se pasi që ai dhe tre persona të tjerë nga radhët e të akuzuarve arritën ta nxjerrin Selën, e kishte parë Kire Gjorgievskin ta shqelmojë në kokë Selën me sa kishte forcë dhe se sillej tejet brutalisht.

“Kire Gjorgievski më dukej se e mbante Selën si trofe, për të treguar çfarë ka bërë. Derisa e largonim kishte një korridor njerëzish të pozicionuar anash që vazhdonin ta godisnin. Kur e larguam nga turma, Kire Gjorgjievski e goditi Selën në kokë me sa kishte forcë.

Të mos kishte ardhur një djalë tjetër që filloi ta kontrollojë Selën, mendoj se ai do të vazhdonte ta godiste”.

Dëshmitari shpjegoi se ai e kishte thirrur ambulancën për ta ndihmuar Selën por i kishin thënë se s’kanë mundësi të hyjnë dhe ju kanë thënë gjenduni vetë. Pas një kohe të gjatë, dëshmitari tha se kanë vendosur t’ia veshin një xhup, për ta maskuar që ta nxjerrin jashtë. Atëherë tha se për herë të parë kishte parë se ka shenja jete. Në atë moment njëri kishte thënë, a endë ky qenka gjallë”.

Dëshmitari tha se Selën e kanë nxjerrë me xhup të maskuar, nga xhami anësor, me shkallë të emergjencës. Në tentim për ta larguar sa më shumë nga turma, e kanë hipur Selën në katin e tretë nga xhamat e jashtëm.

/Shenja/