Dëshmori nga Malisheva që ra në Likovë në vitin 2001

U bënë 18 vite, që në mesin tonë ,nuk është vigani i UÇK-së, dëshmori nga Malisheva, që ra për mos të vdekur kurr, në Likovën e Maqedonisë. Malisheva në përgjithësi sakrifikoj shumë për atdhe. Elmi Hoti,është kujtesa jonë, është lavdia e madhe, është timi që dëshmoj, se si luftohet dhe vdiset për trojet tona. Ishim krenarë dhe jemi krenarë që të patëm në krah, jemi krenarë që tregove trimëri, atdhedashuri dhe lavdi. Familjarë, shokë dhe shqiptarë kudo që jeni, të jeni krenarë me Elmiun dhe dëshmorët e kombit, ata ranë dje, që ne të jemi të lirë sot. Sdo i harrojmë përjetë do i kujtojmë brez pas brezi… Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Elmi Hoti. Lavdi dëshmorëve të kombit. E paqim përjetë Shqipërinë. (Y.N.)