Dëshprohet Blerim Reka ende pa nisur, “Shqiptari, veshtirë i fiton votat për President”

Ende pa nisur gara për President të Maqedonisë së Veriut, kandidati i pavarur shqiptarë, Blerim Reka  është dëshpëruar. Ai në një status të tij në Facebook thotë se shqiptari e ka shumë të vështirë të bëhet president i Maqedonisë.

Shqiptari, veshtire i fiton votat per President. Maqedonasi, veshtire behet President pa fituar votat shqiptare. Zgjidhja? Vice-President Shqiptar; apo zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi?” ka shkruar Reka, përcjell TS.

Reka kandidaturën e tij e ka shpallur në Facebook duke kritikuar reagimet e ndryshme që i bëhen në rrjetet sociale, pasi sipas tij jeta është reale jo virtuale.

“Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njohtimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë” thotë kandidati i vetëm shqiptar Blerim Reka.

Ndryshe Blerim Rekën e përkrah Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit. /TS/