Deskoski: Maqedonia (Shkupi) emri i vetëm që mund të pranohet nga qytetarët

A po zbehet ngadalë optimizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë mbi çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë. Atë që thotë profesori universitar Toni Deskoski për dinamikën e bisedimeve që janë duke u zhvilluar në mes Maqedonisë dhe Greqisë, besohet se do të jetë e vërtetë.

”Ne ngadalë po fillojmë të përballemi me realitetin, për dallimet e mëdha që ekzistojnë në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në opinionin tonë u shfaq një optimizëm i pabazuar, që u stimulua nga Athina. Në takimet gjatë dhjetorit vinin informata se është pranuar propozimi i emrit Maqedoni e Re, e cila ishte marrëveshja përfundimtare dhe se kishte ngelur zgjedhja e detajeve, por rezultuan se këto ishin “fluska”. Mosmarrëveshja për emrin tani po lëvizë në drejtimin e duhur nga pala maqedone, dhe se është e nevojshme të gjindet zgidhja për kompromis dhe Maqedonia dhe Greqia do të arrijnë një zgjidhje dhe të tërhiqen nga pozicionet të dalluara të tyre. Për fat të keq, Greqia që njëzet vjet nuk ështe tërhequr nga pozicionet e saja të mëparshme se Maqedonia është një komb artificial dhe një shtet i krijuar nga Tito për të marë territoret e Maqedonisë greke”, thotë Deskovski.

Sipas profesorit që përfaqësonte Maqedoninë përpara Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, kur Maqedonia paditi dhe fitoi Greqinë për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme, atëherë kompromisi më i pranueshëm është Republika e Maqedonisë (Shkup).

Me këtë do të bëhej një dallim i qartë në mes shtetit maqedonas me një përcaktim gjeografik sipas kryeqytetit të sajë dhe krahinë veriore greke të quajtur Maqedoni, për t’i dhënë fund pretendimeve territoriale që janë padyshim të pabazuara.

Gjithashtu profesori Donevski beson se vetëm Republika e Maqedonisë (Shkupi) mundet të kalojë në një referendum si projekt vendim.

Loading...