Detaje nga vdekja e 71-vjeçarit në vendin e punës

Njëri prej punëtorëve të vdekur është 71 vjeçari nga Prizreni. Familjarët dhe banorët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, ndërsa policia po e cilëson këtë vdekje si aksidentale.
Të etjen pasdite edhe një punëtor kosovar ka vdekur në vendin e punës.

Në këtë punëtori këtu në fshatin Lubizhdë të Prizrenit 71 vjecari Ragip Syla nga fshati Celinë i Rahovecit dje e kishte ditën e fundit të punës.

Ky mbeti i vdekur deri sa ishte duke e pastruar punëtorinë.

Asnjë nga banorët e këtushëm nuk ka pranuar të flasë para kamerës për këtë rast.

Megjithatë rastin e ka konfirmuar për T7, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Hazir Berisha.

“Njësitet tona relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe janë marrë me procedurat aty është kuptuar se deri sa po punonte në një objekt kishte vendosur shkallët për ta ngritur një një gyp metali dhe rasisht është zgjidhë litari dhe ka humb drëjtimin dhe ka rënë nga një lartësi prej gati 4 metra”

E vdekjen e 71 vjeçarit Policia po e cilëson si aksidentale.

“Ne kemi ftuar për të zhvilluar hetime edhe inspektoratin e punës. Deri më tani vlersimet janë se ka qenë vdekje aksidentale”

Nga janari i këtij viti në Kosovë kanë vdekur 18 persona në vendin e punës.

Loading...