Detaje të reja për mërgimtarët që u aksidentuan dje në Kroaci, ja nga cili qytet janë dhe gjendja e tyre shëndetësore

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë.

Vetura e tipit Mercedes A3 ka marrë flakën dhe është bërë copë-copë pasi humbi drejtimi, shkruan Indeksonline.

Pasi humbi drejtimin, vetura shpërtheu në flakë, por që për fat të mirë, zjarrëfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone duke intervenuar me shpejtësi.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy shqiptarëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci, me qëndrim në Zurich të Zvicrës.

Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e Vinkovcit, ndërsa mbrëmë njëri nga të lënduarit është transportuar në një spital më të avansuar.