Diplomimin e feston me aligatorin gjigant

Një studente në një kolegj në Amerikë është siguruar që postimet e saj nga ceremonia e diplomimit të jenë vërtet për t’u mbajtur mend, pasi me diplomën e saj në dorë ajo ka pozuar me një aligator rreth katër metra të gjatë.

Makenzie Noland është studente në Universitetin A & M të Teksasit ku u diplomua të premten me një diplomë në shkencat e kafshëve të egra dhe të peshkimit.