Disa nga karakteristikat e familjes shqiptare tradicionale

Familjet shqiptare mes tradicionales dhe modernes, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Imazh” të Radiotelevizionit të Kosovës, ku të ftuarit treguan shumëçka, duke ndarë edhe momente nga jeta e tyre, shkruan GazetaBlic.
Aty u përmenden edhe disa nga karakteristikat e familjes shqiptare tradicionale.
U theksua se një nga karakteristikat e familjes shqiptare, është se gjithnjë ka qenë e bashkuar, dhe secila familja pothuajse ka pasur kontakt të mirë me anëtaret e tjerë, dhe çka është shumë e rëndësishme të ceket se kjo familje e ka pasur te zotin dhe zonjën e shtëpisë ku ata kane qenë përgjegjësit të cilët kanë caktuar rregullat se kujt çka i takon.

Po ashtu kanë rregulluar detyrat e secilit anëtarë të familjes, si dhe një element i rëndësishëm që ia vlen të përmendet është se familja shqiptare ka qenë gjithmonë bujare dhe kjo mund të vërehet të shembulli për pritjen e mysafireve ku gjithmonë kanë qenë të mirëpritur mysafiret në një familje shqiptare dhe janë ende po ashtu.
Diçka tjetër se çka mund te veçohet si karakteristke e një familje shqiptare është se një familje shqiptare gjithmonë ka jetuar me atë mendimin e zgjerimit te familjes, dhe rritjes se familjes. Kur flasim për zgjerimin e familjes krahas zgjerimit biologjik dhe shoqëror kemi të bëjmë edhe me zgjerimin në fuqinë punëtore.
Familja shqiptare, është ajo e cila ka pasur për qellim martesën, gjë e cila ka ndryshuar kohët e fundit./GazetaBlic/ Natyra Salihaj