Diskutimi për dialogun shtyhet për seancën e ardhshme

Shefat e Grupeve Parlamentare kanë vendosur që në seancën e ardhme menjëherë të futet për votim propozimi i Partisë Socialdemokrate për diskutim rreth dialogut me Serbinë.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, u mor vesh me shefat e Grupeve Parlamentare që sot të vazhdohen pikat e rendit të ditës të papërfunduar nga shtatë seanca. Ndërsa tha se ka pajtueshmëri që diskutimi për dialogun të bëhet në seancën e ardhshme