Dislokimi i Klinikës, ministri s’ka ide për gjobën

Dislokimi i Klinikës, ministri s’ka ide për gjobën
Nuk dihet ende se nga kush do të financohet projekti gjigant për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ende është e paqartë nëse Qeveria do ta paguajë gjobën prej 5,5 milion eurosh ndaj Bankës Qendrore Evropiane si pasojë e dislokimit të objektit, apo do të gjendet ndonjë mënyrë për shlyerjen e tij. Filipçe tha se detajet mbi ndërtimin e këtij komplesi Klinikash do t’i komunikojë gjatë ditëve të ardhshme. Një ditë më parë, Qeveria miratoi vendimin për fillimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Klinike në territorin e komunës së Karposhit, gjegjësisht në afërsi të spitalit psikiatrik në Bardovcë.

“Unë do të doja që të gjitha detajet për çështjen që e publikuam gjatë ditës së djeshme dhe që kaloi në seancë Qeveritare, detajisht t’i komunikojë në një konferencë për shtyp këto ditë. Kështuqë do të jeni të informuar. Mendoj se kjo është mënyra më e përshtatshme”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.