Djali dhe vajza e Milloshevicit nuk lejojnë që nëna e tyre të varroset pranë tij

Mirjana Markovic, gruaja e kriminelit Milloshevic, ka vdekur dje në Rusi.

Marko dhe Marija Milloshevic, djali dhe vajza e Mirjana dhe Slobodan Milloshevicit, nuk lejojnë që nëna e tyre të varroset në Serbi.

Mirjana Markovic, gruaja e ish-presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë mbrëmë në Moskë të Rusisë, në spital ku ishte duke u mjekuar përgjatë një muaji, shkruan kurir.
Vendi dhe koha e varrimit nuk bëhen të ditura, mirëpo është ende e paqartë nëse e ndjera do të varroset afër burrit të saj në Pozharevac, apo në Moskë ku kishte kaluar 16 vitet e fundit.