Djali i këngëtarit të famshëm Gjon Karrica bëhet yll i vërtetë

Kurreshtja për njerëzit e njohur është gjithnjë e madhe, e rritet akoma më shumë për personzhe interesante siç është Gjon Karrica.

Ky i fundit, ka kohë që nuk ka goditur me ndonjë projekt, por pavarësisht mungeses në skenën muzikore, gëzon mjaftë famë dhe popullaritet.

Jeta private e këngëtarit shpesh ka gjetur vend në mediat shqiptare, madje ka pasur edhe shumë spekulime, të cilat asnjëherë nuk janë demantuar nga Karrica.

Dihet që ai është baba i një djali tashmë tre vjeçar, ndërkohë që ende nuk është e qartë se kush është e ëma e voglushit simpatik që Gjon Karrica e publikon kohë pas kohe në profilin e tij në Instagram.

Image