Dramë në Tetovë, shkupjanes i kidnapohet vajza 18 vjeçare para syve të saj

Dje ora 19:45 minuta, në stacionin policor në Tetovë, 39 vjeçarja F.S nga Shkupi e cila ishte me qëndrim të përkohshëm në Tetovë ka denoncuar rastin sipas së cilës rreth orës 19:00 në shtëpi ka ardhur 38 vjeçari D.K nga Tetova dhe me forcë e ka marë vajzën e saj, informon portali “tetova1”.
Bëhet fjalë për 18 vjeçaren E.S, dhe nëna e saj u përpoq ta pengoj këtë veprim, por sulmuesi e ka goditur dy herë në kokë dhe e ka marë 18 vjeçaren në veturën e tij dhe e ka dërguar në shtëpi.

Pas marjes së masave, D.K dhe E.S janë gjetur dhe janë dërguar në SPB Tetovë. Për këtë rast është i informuar edhe prokurori publik. /tetova1/

Loading...