Drita Islami nuk duron, shpërthen ndaj mediave maqedonase

Një ndër atletet më të mira që ndonjëherë ka pasur Maqedonia, Drita Islami, nuk ka mundur pa komentuar dhe pa u replikuar mediave maqedonase, të cilat ditëve të kaluara e sulmonin të njëjtën, për shkak se kjo e fundit kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës, edhe atë jashtë garave ku ajo morri pjesë në europianin e atletikës në Berlin. Duke pranuar rezultatin e dobët, për të cilin thotë se mban përgjegjësi personale, ajo nuk mund të pranojë kritikat të adresuara në emër të saj për simbolin e shqiponjës.

Ajo habitet nga ky reagim i tyre, kur të gjithë e dinë që ajo është një shqiptare që jeton në Maqedoni. Ajo në reagimin e saj përmes “facebook-ut”, i porositi të gjithë ata, se shqiponja është pjesë e identitetit të saj dhe se asnjëherë nuk do të fsheh një gjë të tillë për asnjë interes dhe se simboli i shqiponjës i krijuar me duar bashkë edhe me ushtarët amerikan është një gjest shumë normal, derisa të njëjtin nuk e ka bërë gjatë garave që po i zhvillonte me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë.

Drita Islami gjithashtu i rikujtoi ata se derisa bënte foto me flamurin e Maqedonisë në Tajpej, të gjithë e kishin uruar për guximin, duke shkruajtur fjalë të mira dhe se e njëjta është shembull për bashkëjetesë, ndërsa tani ajo pyet “gazetarët” maqedonas, vallë ju jeni për bashkëjetesë, apo jo?

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Drita Islamit të publikuar në profilin e saj zyrtarë në facebook në gjuhën maqedone.

Loading...