Druri i limonit dekorativ dhe i dobishëm

Janë disa bimë për të cilat mbizotëron mendimi se nuk mund të kultivohen në viset tona. Gjatë është menduar kështu edhe për limonin. Në fakt, anise limoni fillon të lulëzoj si bimë e re, frutat mund t’i shijoni pas disa vitesh. Por, kjo nuk duhet të ju brengos, pasiqë ndërkohë do të keni aromë dhe dekor të mirë në shtëpinë apo kopshtin tuaj. Kjo vlen edhe për portokallin dhe mandarinën.

Limoni e do ujin e butë, andaj është mirë që ta ujitni me ujin e shiut.

Po si të mbillet limoni?

  • E preni një frut të limonit, i nxirrni farat dhe i lini të thahen. Preferohet që farat të mbahen në frigorifer, pasiqë besohet se mbirja e farave është më e sukseshme kur ato të ftohen. Këshillohet që të mbahen në temperaturë deri në 5 grad celzius.
  • Pas dy javësh i nxirrni farat. Janë të gatshme për mbjellje. Një saksi më të vogël plastike e mbushni me substrakt dhe i mbillni disa fara në thellësi prej 1 cm. I ujitni dhe e lëni në vend të nxehtë. Ujitja duhet të jetë e regullt, duke u kujdesur që dheu përherë të jetë i lagësht, ndërsa temperature prej 21 deri në 25 grad. Saksia duhet të qëndroj në vend me dritë.
  • Pas 2–3 javësh bima (fidani) do të mbihet dhe del mbi sipërfaqe. Kur vreni se po përparon mirë, e nxirrni nga saksia dhe i shkundni me kujdes rrënjët. Fidanet i mbillni në saksi të veçantë me dheun humus.
  • I lëni saksitë në vend të ndritshëm dhe i ujitni rregullisht. Gjatë dimrit i mbani në dhomë me dritë dhe të ftohtë, por, duke u kujdesur që të mos ngrihen. Verës i nxirrni jasht deri në fillim të vjeshtës. I largoni gjithsesi para ngricave të para. /FermaIme/