Druri “i ma.llkuar” në Gjakovë, kushdo që e prekë e gjenë një e keqe (VIDEO)

Me vite dhe degë të shumta ky është druri i bungut. Askush në fshatin Hereq të Gjakovës nuk e di saktë se sa i vjetër është ky dru. Por pavarësisht kësaj banorët e kësaj ane thonë se ky dru ka të veçantat e veta.
Sipas tyre askush nuk guxon që ta prekë atë në të kundërtën kushdo që e prek do ta gjejë një e keqe. Kështu të paktën rrëfen Musa Sahitaj nga ky fshat.
Ndonëse kjo histori ka shumë kohë që ka ndodh 73-vjeçari thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani po që së dikush e prek.

Madje sipas tij ky dru nuk duron as ndriçimin të cilin ai dhe djemtë e tij kanë provuar ta vënë në këtë vend.

E afër këtij druri janë edhe disa va.rre që banorët i quajnë si va.rre të mira.

Në këto va.rre pr.ehen paraardhësit e familjes Alija dhe për banorët kanë një rëndësi të veçantë.

Por përveç banorëve të Hereqit këto va.rre vizitohen shpesh nga shumë njerëz nga e gjithë Kosova për të kryer lutje të cilat besojnë se do t`u realizohen.

Musa Sahitaj thotë se tri nga këto va.rre janë më të rëndësishmet.