Dua Lipa: Është nder të jem në qytetin e Vatikan-it për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë

Ylli botëror, Dua Lipa po qëndron në Romë së bashku me shumë yje të tjerë shqiptarë ku do të interpretojnë për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Lipa ka ndarë këtë moment të madh me gjithë fansat e saj pasi që ka publikuar disa fotografi nga atje, duke e shprehur krenarinë dhe privilegjin që do të interpretoj në këtë përvjetor historik.

“Është një nder i madh që jam e ftuar në qytetin e Vatikanit për të festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe për të përmbushur Shenjtërinë e Tij, Papa Francis”, ka shkruar Lipa në Instragram.

Ky manifestimi bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën në ora 20:30 do të vazhdojë koncerti madhështor “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”./ KultPlus.com/