Dua Lipa me flamurin kombëtar në Sunny Hill

Dua Lipa nuk ka munguar as në natën e dytë të Festivalit Sunny Hill, por kësaj radhe si spektatore.

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila është ylli kryesor i festivalit që po zhvillohet në parkun e Gërmisë në Prishtinë, është shfaqur para fansave të premten mbrëma.
Ndërkaq, të shtunën festivali ka vazhduar me yjet tjera që janë paraparë për të krijuar atmosferë të paharruar.
Në zonën VIP ka qenë e pranishme këngëtarja me famë botërore, e cila e ka përcjellë performancën e yjeve tjera shqiptare.
Në disa fotografi të siguruara nga Telegrafi, ajo ka treguar edhe anën patriotike duke e mbajtur flamurin kombëtar, me të cilin edhe është mbuluar.
Emra të njohur dhe shumë aktualë të skenës vendore janë ngjitur në skenën e Festivalit Sunny Hill në natën e dytë për krijuar atmosferë mbresëlënëse.

Ledri Vula, Lyrical Son, MC KResha, Tayna e Lumi B, janë disa prej yjeve që kanë dalë në skenën e festivalit të madh.

Një performanca të paharruar ka dhuruar edhe reperi shqiptar me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi. Action Bronson e Martin Garrix janë disa prej emrave tjerë që janë pjesë e Sunny Hill këtë vit.

Komentet

komentet