Dua Lipa nuk e harron Kosovën, paralajmëron koncert në verë

Dua Lipa dhe pse mungoi në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk e harron atë. Ajo e ka përfshirë Prishtinën në listën e vendeve ku do të performojë gjatë turit veror. Lipa ka publikuar data për vendet përkatëse në facebookun e saj, e kështu mësohet se të gjithë adhuruesit e saj do të kenë mundësi ta ndjekin ‘live’ më datë 10 gusht të këtij viti, pikërisht në kryeqytetin kosovar. Dua Lipa na bën krenar gjithmonë ku së fundmi  rrëmbeu dy çmime, në Brit Awards duke bërë bujë si kurrë më parë në çmimet britanike.