Dua Lipa të mërkurën arrin në Prishtinë

Nesër (e mërkurë), artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të zbarkojë në Prishtinë.

Ajo do të qëndrojë për tri ditë rresht në kryeqytet, deri më datën 10 gusht, kur do të performojë në natën e parë të Festivalit Sunny Hill.

Me të mbërritur në Kosovë, Dua fillimisht do të akomodohet në “Hotel Emerald” në Prishtinë.

Më pas në orën 19:00, ajo do të mbajë një konferencë të hapur për media, duke treguar itinerarin e saj për ditët gjatë qëndrimit në kryeqytet.

 

Loading...