Dukesha siç nuk keni për ta parë, si dukej Meghan kur ishte pjesë e televizionit?

Sot është dukesha e Sussexit, e martuar prej pak kohësh me princ Harryn dhe një prej personazheve më të diskutuar në media. Ajo dallon për stilin e të veshurit, për finesën dhe duket se ka lindur për të qenë një dukeshë.
Por Meghan ka qenë një personazh i njohur për publikun edhe para se të martohej me princ Harryn.

Para se të bëhej dukeshë, ajo ka qenë një show-girl dhe një aktore jo pak e njohur për publikun amerikan.
Para se të bëhej një prej protagonisteve të serialit “Suits”, Meghan ka qenë një prej modeleve të një spektakli të quajtur “Deal or No Deal”.
Bëhet fjalë fiks 10 vjet para se ajo të takohej me Harryn.
Ajo së bashku me disa vajza të tjera mbanin disa valixhe me para në dorë, të veshura me fustane të shkurtër, shumë ndryshe nga stili që jemi mësuar të shohim dukeshën.

Komentet

komentet

Loading...