Dy aftësi të “çmendura” për të fituar punën e ëndrrave

Gjatë gjithë jetës sime jam përfshirë në procese rekrutimi – nga pranimi në universitet te punësimi i njerëzve për kompaninë time. Mund t’ju them me bindje se në çdo proces rekrutimi – edhe në timin – ka njëfarë paragjykimi.

Ky nuk duhet të jetë ndonjë lajm duke qenë se kompanitë prej vitesh po përpiqen të eliminojnë paragjykimet në mënyrë që të krijojnë ekipe ku të mbizotërojë diversiteti. Dhe ndërsa diversiteti në vendin e punës është vërtetuar se sjell përfitime, kandidatë të kualifikuar lihen pas dore për shkak të neglizhencës apo paragjykimeve.

Për të zvogëluar këtë problem, disa mbështesin zbatimin e një “procesi të verbër rekrutimi”, nëpërmjet të cilit eliminohen informacione si emri, zip code, shkolla etj. Kjo duket një zgjidhje e mirë, apo ajo? Ndoshta, por gjithsesi ju nuk mund t’i eliminoni plotësisht paragjykimet, mbi të gjitha kur pjesa më e madhe e kompanive, një njëfarë pike të procesit, i marrin në intervistë kandidatët.

Ndërkohë që paragjykimet gjatë procesit të rekrutimit janë shkurajuese unë vazhdoj të shoh (dhe të trajnoj) të rinj profesionistë që marrin në kontroll situatën duke u bërë kaq shumë të kualifikuar sa që është e pamundur t’i injorosh. Si e bëjnë këtë gjë? Thjesht duke treguar, ato që unë i quaj dy “aftësi të çmendura” për të cilat çdo biznes ka nevojë: ndërmarrjen e nismave dhe angazhimin. Me fjalë të tjera, pavarësisht faktit nëse jeni duke kërkuar për punën tuaj të parë ose dëshironi të ndryshoni karrierë, më poshtë janë disa këshilla të thjeshta për t’u diferencuar nga masa.

Jini më të kualifikuar (aftësi të çmendura)

Në pamje të parë, kjo duket e thjeshtë, por jam i befasuar se sa shumë të rinj në kërkim të profesionalizmit, mendojnë se përvoja e së kaluarës apo diploma e universitetit do t’i bëjë të arrijnë punën që duan. Problemi është që njerëz mjaft ambiciozë nga e gjithë bota mund të mësojnë të njëjtat aftësi ashtu si ju, thjesht duke pasur akses në internet. Ajo që do t’ju dallojë nga të tjerët është se çfarë keni bërë me këto aftësi. Rekrutuesit kërkojnë, dhe nga ana tjetër kompanitë kanë nevojë, për dikë që të marrë sfida të reja, të menaxhojë situata të vështira, të marrë përgjegjësi dhe në fund të zgjidhë probleme.

Tregoni efikasitetin tuaj (aftësitë tuaja të çmendura)

Shfaqja e aftësive në një mënyrë që bën dallimin nga kandidatët e tjerë është gjithnjë një sfidë, duke qenë se rekrutuesit kërkojnë vetëm një faqe CV që nga fillimi

Ka burime të shumta se si mund të krijoni (ose çfarë mund të shmangni) në një CV, por këto, sipas meje, janë tri gjërat kryesore:

1.Korrektojeni, nga pikëpamja ortografike dhe gramatikore

Ky është një kriter kualifikimi, në dukje, jo dhe aq i rëndësishëm, por kur përpara jush janë qindra CV, tendenca është që të kërkosh ata që të paktën u kushtojnë vëmendje detajeve.

2.Informacione relative rreth punës

Lexoni me kujdes përshkrimin e punës për të cilën kandidoni dhe përshtateni CV tuaj për të folur rreth
aftësive dhe karakteristikave që kërkohen.

3.Theksoni nismat dhe rezultatet e arritura

Kjo është e rëndësishme për të bërë dallimin prej kandidatëve të tjerë.

Bëni dallimin në intervistë (shfaqni aftësitë e çmendura)

Në fund, përgatituni për procesin e intervistimit. Kandidatët duhet të jenë të përgatitur për intervista personale apo video-intervista, të cilat po bëhen në masë kohët e fundit. Gjëja më e rëndësishme është që kandidatët duhet të nxjerrin në pah aftësitë e tyre në një fushë konkurruese me kandidatë të tjerë.