Dy të arrestuar pas rrokullisjes së veturës me drogë në Obiliq

Dy persona, njëri 23 vjeçar ndërsa tjetri 27 vjeçar, kanë përfunduar nën pranga pasditen e së premtes.

Të dyshuarve fillimisht u është kërkuar të ndalonin nga një patrullë policore për kontroll rutinor, mirëpo ata nuk janë ndalur me ç’rast policia u është vënë në ndjekje.

Gjatë përndjekjes vetura është rrokullisur në afërsi të termocentralit “Kosova B”.

Dy personat që gjendeshin në veturë, të cilët kanë shpëtuar pa lëndime, janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Polisor të Obiliqit.
Policia ka bërë të ditur se në veturën e rrokullisur janë gjetur sasi të konsiderueshme të drogës, që dyshohet të jetë marihuanë.

 

Loading...