Dy të mitur kërcënojnë me armë një femër në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka treguar në raportin e saj 24 orësh se në rrugën e “Dardanisë” në Fushë Kosovë ka arrestuar dy të dyshuar në moshë të mitur.

Si rezultat i këtyre hetimeve policore, arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës femër nën kërcënim të armës i kanë kërkuar para duke i demoluar edhe shtëpinë, transmeton Indeksonline.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Loading...