Dy të plagosur në Vlorë, sherr me thika në mes të qytetit

Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr të ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës. Si pasojë e përplasjes edhe me thika e mjete të forta dy persona janë plagosur. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona për t’i marr në pyetje.

Nuk bëhet me dije indetiteti i personave të përfshirë në sherr dhe arsyeja e konfliktit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...