e 3 fëmijëve, u plagos nga shpërthimi i bombolës së gazit

Ditën e sotme në spitalin e Tiranës ka ndërruar jetë 42-vjeçarja, Mimoza Selimi, e cila mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë  e saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 17.07.2019,  rreth orës 05:53, në Selenicë të Vlorës, ku i plagosur mbeti edhe burri i saj 49 vjeçari, Rexhep Selimi.

Selimi nënë e 3 fëmijëve, u dërgua në spitalin e Tiranë për një mjekim më të specializuar por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.