E çuditshme: Trepça transferon një ekip të plotë

Merkatoja verore në futbollin e Kosovës, është në qendër të vëmendjes të mediave. Për këtë kontribut të madh ka dhënë skuadra e Trepça 89, e cila në këtë merkato ka angazhuar një ekip të plotë dhe plus 2 zëvendësime. Në fakt skuadra nga Mitrovica, ka transferuar plot 13 futbollistë në afatin kalimtar, të cilët i kanë prezantuar në stadiumin “Riza Lushta”. Në mesin e këtyre 13 futbollistëve të rinj të angazhuar janë edhe tre futbollist që vijnë nga futbolli maqedonas. Ndryshime të tilla kaq të mëdha në një skuadër brenda pak ditësh, ndodhin vetëm në Kosovë.

Transferimet e 89-shit:

Blagoj Gucev (Sileks)

Antonio Bujcevski (Sileks)

Martin Mirçevski (Bellasica)

Renato Hyshmeri (Elbasani)

Arlind Shabani (KEKu)

Arben Beqiri (Llapi)

Gzim Rusi (Gjilan)

Dardan Qerkini (Ferizaj)

Arber Pira (KEKu)

Urim Statovci (Kosova P.)

Elton Basriu (Liria)

Orges Gava (Lushnja)

Mariglen Shosha (Bylis).

Loading...