“E dashura” e Shpat Kasapit e thotë live në emision: Jam shtatzënë! Ai ngrihet dhe ikën-VIDEO


14:47 | 02 August 2018


Autori: Infokusi

Një skenë e sikletshme për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili nuk e priti aspak mirë surprizën që i bë.

Teksa ishte i ftuari i fundit në emisionin “Kojshia show”, në mes të intervistës u fut një vajzë, e cila u ul pranë Shpatit.

Ajo tha se është modele nga Shqipëria dhe se është e dashura e Shpat Kasapit.

Duke folur ajo shtoi se janë shumë të ngushtë me njëri tjetrin dhe se gjërat janë mjaft serioze.

“Janë familjare, i kemi hyrë thellë muhabetit pasi gjërat janë serioze. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet, por ne po presim një bebe”, u shpreh vajza.

Në atë moment Shpati ndonëse e kuptoi se bëhej fjalë për një lojë, nuk e përballoi dhe u largua.

Madje ai nuk u bind as nga fjalët e moderatorit, duke i thënë se do shkonte në kafe, pasi është diçka që nuk mund ta pranonte. Të gjithë skenën mund ta shihni në videon më poshtë.

Loading...