E dhimbshme në Fier, këto janë kushtet ku po mbahet ariu me këmbë të thyer e ujku pa ujë

Mëngjesin e sotshëm në Kukës një ari sulmoi një qytetar, duke e plagosur atë rëndë. Pyetja e parë që na shkon në mendje është se çfarë kërkon një ari në një zonë të banuar, kur supozohet të jetojë thellë në male.

Ndoshta ka qenë thatësira dhe mungesa e ushqimit ajo që e ka detyruar të lejë strofkën e tij dhe t’i afrohet njerëzimit.

Mirëpo, të tjera pamje të kafshëve që supozohet të jenë të egra, kanë mbërritur sot pranë JOQ.al. Në to tregohet mjerimi dhe kushtet mizerabël në të cilat mbahen kafshët në kopshtin zoologjik në Fier.

Bëhet fjalë për një kopsht zoologjik privat, ku nëse futesh brenda era e rëndë të zë kokën. Nuk ka asnjë gjë të ngjashme me një kopsht zoologjik ky vend, por më shumë duket si një ambient i përshtatshëm për t’u xhiruar ndonjë skenë filmi horror.

Vajza që është prekur nga pamja që ka gjetur, shkruan:

Ujku është në 2 metër katror vend. Ariu s’ka ujë e luanët gjithashtu. Ju lutem bëni diçka. Ariu gjithashtu është me këmbën e thyer”.

A mund të vijojmë të mbajmë këto kafshë në të tilla kushte apo duhen marrë sa më parë masa për normalizimin e situatës?

Le të shpresojmë se ndonjë veteriner apo dashamirës i kafshëve do të reagojë e do të bëjë diçka edhe për ta.

Loading...