E dhimbshme, ‘vdes’ Kemali

Aktori turk Mert Altinisik tek ne i njohur me rolin e “Kemalit” protagonist në serialin “Më fal” nuk do të jetë pjesë e serialit pasi që sipas skenarit ai do të vritet.

Seriali turk “Beni Affet” ka shumë episode kështu që ngjarja dhe protagonistët e serialit vazhdimisht do të ndryshojnë.

Në episodat në vazhdim “Kemali” nuk do të jetë pjesë e serialit pasi që vdes nga plagët dhe duke e lënë të mbyllur në një vend ku është duke u djegur, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se aktori Mert Altinisik është i dashuri i aktorës Hazal Eylucelik e cila ka një rol në këtë serial si “Lejla”.