E FUNDIT/ Tërmeti i fuqishëm trondit Korçën

UPDATE/ Nga të dhënat paraprake, mësohet se goditja ka patur një forcë 4.4 të shkallës richter. Kjo shifër raportohet nga institutet ndërkombëtare, por pritet konfirmimi edhe nga Instituti i Sizmiologjisë së Shqipërisë.

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak më parë Korçën duke shkaktuar panik tek banorët.

Nuk ka ende detaje mbi forcët e goditjes apo epiqendrën, por lexues të Albeu.com i kanë shkruar redaksisë së tronditja ka qenë e fortë dhe se qytetarët tashmë kanë dalë nga shtëpitë dhe ndodhen në rrugë.

Ajo që e ka bërë të fortë tërmetin ka qenë thellësia prej vetëm 1km e tij.