E habitshme: Deputeti i VV-së përkrahë aktorin serb

Përderisa pati shumë reagime negative prej kur aktori serb u tha se do të duhej ta luante rolin e heroit Adem Jashari, është dikush tjetër që mendon se ky rol i përshtatet atij më së miri.Është në fakt një deputet i Kuvendit të Kosovës që mendon se Rade Serbedzija është mirë ta marrë këtë rol.Fisnik Ismaili që vjen nga partia që gjithmonë i mbron produktet vendore e thotë këtë gjë.

Madje thotë se me këtë veprim do të çarteshin serbët e jo shqiptarët.Krejt këtë koment të gjatë ai e bëri në një faqe të Maniakëve të Filmave.Lexojeni statusin e plotë të Fisnikut:Prej komenteve që i lexova këtu, veç po e llogaris se serbëve ka me iu ardhë inat nëse Rade e pranon këtë rol nja 10,000 herë ma shumë.Kur te shohin shypet sa shumë kanë me u qartë serbët, veç kur ti shihsh tuj e lutë Raden me e marrë rolin.Personalisht, kam problem veç me ata artista që e kanë shprehë nacionalizmin e vet edhe e kanë përkrahë regjimin e gjenocidin serb në jetë të përditshme. Rade s’di që ka ba diçka të tillë.Tuj ia dijtë cilësitë si aktor, hiç nuk dyshoj që e kish lue rolin mirë, pos akcentit që s’besoj se e kish nxjerrë tamon. Unë ma shumë e kam brengë se qysh ka me e portretizue skenaristi Ademin në film: a si hero, apo si personazh negativ.Rade në këtë rol iu kish pengue veç serbëve edhe shqiptarëve, shkaku i prejardhjes së tij, se botës tybe n’i intereson i kahit është Rade. Prandej, për neve është shumë e vështirë me e pa kah e luen ky Ademin.Në anën tjetër, me ba me dalë filmi shumë i mirë, e me u ba asi filmi epik, ndoshta edhe me potencial për Oscar, jam koxha i bindun se shypet e kishin harrue menjiherë prej kahi vjen Rade, e serbët ia kishin marrë inat përjetë.Prandej, ma shumë e kam hallin se qysh del filmi, çfare e ka skenarin edhe qysh portretizohet Adem Jashari e lufta e tij. Kur qeto janë të shkrueme mirë, atëherë besoj se edhe naj aktor tjetër e kish lujtë mirë.Rade përzgjidhet automatikisht prej Hollyëood-it sepse është i vetmi stereotip i ballkanasit për momentin atje. Kjo jo doemosdo e ban me e luejtë rolin e një shqiptari mirë, por në anën tjetër edhe i ka do përparësi.Mendoj se ka aktorë të tjerë të atij kalibri që mujnë me e nxjerrë mirë. Kur mujtën Russel Croëe e Mel Gibson, dytë australianë, me e luejtë romakun në Gadiator e skocezin në Braveheart qaq mirë, respektivisht, çka ka Gerrard Butler, për shembull, që s’e luen Ademin perfekt, pak me dashtë?Krejt është te produksioni, buxheti, regjisori edhe skenari për mue. Qato e bajnë filmin sukses apo dështim.