E ka tradhtuar Sinani Andrrën? Kjo është përgjigja e bashkëshortes

Edhe pse kanë kaluar vite nga martesa, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha nuk e ndjejnë veten si të martuar.

Kështu është shprehur Andrra, e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka dhënë shumë detaje nga jeta e saj private.

Ajo gjithmonë e ka shprehur dashurinë e madhe që ka për bashkëshortin e saj Sinanin, por në një çift si ky, këngëtari mban vendin e parë si një bashkëshort romantik.

E pyetur se çfarë do të bënte nëse Sinani e tradhëtonte dhe nëse behët xheloze për të, Andrra tha se i beson verbërisht:

“Asnjëherë, e besoj me symbyllur. As nuk e mendoj ndonjëherë se do të më tradhëtojë”, ka thënë ajo.

Sa u përket plameve për të rritur familjen pas lindjes së djalit Ansi, Andrra tha se është gati, por Sinani jo.

“Ansi është i llastuar, të rritet dhe pak, unë jam gati por Sinani jo”.

Loading...