E konfirmon edhe Avramopoulos, në ora 16:30 jep lajmin e madh për vizat

Delegacioni kosovar që ka shkuar në Bruksel pritet që të marrë pasdite lajmin e madh për vizat, kështu po bëhet e ditur edhe nga veti Komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, i cili sot në orën 16:30 do të mbajë një konferencë për media.

Metro ka raportuar sot në mëngjes se kosovarët do të marrin lajmin pozitiv për vizat rreth orës 17:00, pasi delegacioni kosovar të takohet me Komisionerin për Punë të Brendshme të BE’së, Dimitris Avramopoulos.

Sipas asaj që mirret vesh nga Brukseli dhe delegacioni kosovar atje, Avramopoulos pritet të japë lajmin e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave, shkruan gazetametro.net.

Po ashtu siç ka raportuar Metro se paraprakisht pritet që zyrtarë të BE-së t’i njoftojnë liderët e shtetit, që ndodhen në Bruksel, se komisioni do të bëjë një rekomandim pozitiv për vizat.

Kjo nënkupton që pas pak muajve, qytetarët e shtetit më të ri në Evropë, do të lëvizin lirshëm nëpër zonën Schengen.