E njihni këtë vogëlushe? Ajo sot është një super yll…

Është ndër emrat që po bën krenarë shqiptarët kudo në botë, me arritjet në karrierë, shkruan Kosovarja.

Dje ajo mbushi përplot 29 vite, ndërkaq urimet e shumta nuk i munguan nga numri i madh i adhuruesve dhe njerëzve të dashur.

Është pikërisht Bebe Rexha, e cila dje festoi ditën më të rëndësishme, ndërkaq në rrjetet sociale kishte ndarë një imazh shumë të ëmbël nga fëmijëria e saj.

Shpeshherë ajo ka ndarë imazhe të tilla, të cilat në një mënyrë e vërtetojnë edhe faktin se ajo nuk ka as edhe një ndërhyrje në trupin e saj, e që pikërisht me origjinalitetin dhe sharmin, merr zemrën.

Ja si dukej, e ëmbël atëherë dhe sot./Kosovarja/