E padëgjuar më parë! Ja si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar Komunikatë kundër Hamëz Jasharit

Veprimtari dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj ka treguar se, në kohën e luftës në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, komandantët që tash i kemi në pushtet, e që dikur lëshonin Komunikata në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një Komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe për Familjen Jashari, konkretisht për Hamëz Jasharin.

Sa i përket vrasjeve gjatë luftës dhe pas saj, Rexhaj thotë se ata qysh janë ardh e qysh kanë ndodhë i dimë të gjithë.

“Komunikata me numër 2 apo 3 nuk e di saktë, është shumë interesant e lëshuar nga këta komandantët. Ata distancohen nga familja Jashari. Kur jep intervistë Hamëz Jashari për mjete të informimit, ata dalin se një person atje në Drenicë po folë dhe nuk ka lidhje me UÇK-në”, pohon Rexhaj për gazetën “Bota sot”.