E papritur, Selena Gomez dhe Justin Bieber në pritje të fëmijës së parë?

Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit ishte një ndër lajmet më të bujshme në mediat rozë ndërkombëtare dhe jo vetëm, por së fundmi këto aludimet për një shtatzëni të mundshme të Selenës, po i çojnë fansat në qiell të shtatë. Sajti i njohur Australian “NW” bën me dije se gjatë pushimeve të tyre ekzotike në Xhamajkë, Selena dhe Justin u kanë dhënë të afërmve të tyre një lajm të madh.
“Selena është shtatzënë dhe ia tregoi këtë Justini-t gjatë udhëtimit. Ai nuk e priste por ishte shumë entuziast. Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh një burim i afërt me ta për median në fjalë.
Por nuk mbaron me kaq, sepse po qarkullon një video ku një gazetar pyetën Selenën rreth këtyre spekulimeve. Ai e pyet nëse është e vërtetë ndërsa Selena nuk përgjigjet fare, duke i lënë fansat të dyshojnë.

Loading...