E tmerrshme: 23-vjeçarja u merr jetën dy vajzave të saj sepse e penguan në jetën seksuale

Një histori shokuese është bërë publike nga mediat britanike. Një nënë e re 23-vjeçare nga Birmingham është shpallur fajtore nga gjykata, pasi është vërtetuar se i mori jetën dy vajzave të saj të mitura.

Louise Porton i kishte mohuar akuzat, por provat e grumbulluara nga grupi hetimor treguan të kundërtën.

Sipas Prokurorisë, arsyeja që e ka çuar 23-vjeçaren drejt këtij akti, ka qenë “pengesa që fëmijët e saj i krijonin në jetën e saj s*ksuale”.

E reja jetonte vetëm me dy vajzat e saj, Lexi Draper, 3-vjeçe dhe Scarlett Vaughan vetëm 17-muajshe.

Nga hetimet u zbulua se Porton pranoi 41 kërkesa në një aplikacion takimesh, vetëm një ditë pasi i mori jetën fëmijës së parë.

Ndërsa vajza e saj 3-vjeçare ndodhej në spital, një javë para se t’i merrte jetën, 23-vjeçarja kishte bërë disa fotografi “hot” në tualet dhe u nis për të takuar një burrë që e kishte njohur në një faqe interneti, për të kryer aktin s*ksual me të.

Ajo i mori jetën 3-vjeçares në orët e para të 15 janarit të kaluar, ndërsa dy javë më pas, në 1 shkurt, bëri të njëjtën gjë edhe me vajzën tjetër 17 muajshe.

Madje edhe gjatë funeralit të vajzës së saj, 23-vjeçarja është parë duke përdorur aplikacionin FaceTime, ku po fliste me një burrë për takim.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë Britaninë e Madhe, por jo vetëm.